Zhvillohet takimi i parë i ekipit negociator të MSA-së
PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në takimin e parë të ekipit negociator të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, theksoi se, prioritetet kryesore të Republikës së Kosovës, në kuadër të procesit te integrimit në Bashkimin Evropian për këtë periudhë janë negocim i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe përmbushja e kritereve për liberalizimin e vizave.
“Nisja e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian është një moment historik në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian”, vlerësoi kryeministri Thaçi.
Ai theksoi faktin se, Marrëveshja e Stabilizim Asociimit do të jetë marrëveshja e parë kontraktuale që ofron perspektivë të qartë drejt anëtarësimit të plotë të Kosovës në Bashkimin Evropian.
“Ne dhe Bashkimi Evropian do të bëjmë zotime të ndërsjella: nga njëra anë, vendi ynë për të ndërmarrë reforma edhe më të thella, dhe nga ana tjetër BE-ja do të ofrojë mundësi reale për anëtarësimin e Kosovës në familjen evropiane. Është inkurajuese se para nesh kemi një axhendë ambicioze për një marrëveshje që do të përfshijë të gjitha elementet kryesore të Marrëveshjes Stabilizim Asociimit si për vende të tjera të rajonit, përfshirë dialogun politik, aspektin tregtar, politikat e bashkëpunimit, pjesët që kanë të bëjnë me Drejtësi, Liri dhe Siguri si dhe një sërë çështjesh tjera të rëndësishme”, theksoi Thaçi.
Ai siguroi se, Qeveria e Republikës se Kosovës është e përgatitur që të fillojë sa më shpejtë negocimin e MSA-së.
“Kosova ka nevojë për të afirmuar edhe më shumë imazhin e vet në arenën ndërkombëtare por edhe në aspektin e brendshëm”, theksoi kryeministri Thaçi.
Ai kërkoi që aktivitetet dhe obligimet që dalin nga procesi i liberalizimit të vizave dhe negociimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit të trajtohen me prioritetin më të lartë të mundshëm.
“Kjo nuk ka të bëjë me axhendat politike të asnjë partie politike. Kosova ka qenë, është dhe do të mbetet unike sa i përket të ardhmes evropiane, edhe sa i përket spektrit politik, vullnetit qytetar, por edhe një uniteti të plotë gjithëqytetar, pa dallim etnie. Kjo ka të bëjë me kryerjen e obligimeve që kemi ne si institucione, në kuadër të dy proceseve të cilat gëzojnë mbështetjen e plotë të gjithë spektrit politik. Kosova është unike për të ardhmen evropiane të saj”, u shpreh kryeministi Thaçi.
Në takimin e parë të ekipit negociator të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, kreu i Qeverisë së Kosovës theksoi pritjet për rezultate konkrete edhe në ditët, javët dhe muajt e ardhshëm që janë vendimtarë për liberalizimin e vizave.
Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, ka vlerësuar se procesi i MSA-së do të rezultojë me sukses për shtetin e Kosovës. “Siç edhe e ka konfirmuar komisioneri Fyle, presim që negociatat të fillojnë në vjeshtë dhe të përmbyllen në pranverë të vitit të ardhshëm”, ka deklaruar ajo.
Ekipi negociator udhëhiqet nga Ministria e Integrimit Evropian, kurse pjesë e saj janë edhe ministritë relevante në këtë proces.
(m.a/BalkanWeb)