Zhvlerësimi i dollarit ul çmimin e naftës

Zhvlerësimi i dollarit në tregun valutor ndërkombëtar ul çmimin e naftës. Dollari është zhvlerësuar me disa pikë që prej ditës së premte. Kështu një dollar ka pësuar rënie në disa pikë dhe shkëmbimi ka ndryshuar nga vlerat 89.18 në 88.37. Ndërkohë që euro vazhdon të mbretërojë në tregun valutor kundrejt valutave të huaja ajo ka pësur një rritje në disa pikë dhe një euro është shkëmbyer nga 1.4722 dollar ne vlerën 1.4791. Një rënie të lehtë dollari ka pësuar edhe kundrejt jenit japonez. Zhvlerësimi në vazhdim i dollarit kundrejt euros ka bërë që edhe çmimi i arit të zi të vij në ulje duke bërë që një fuçi naftë të shitet vetëm me 70 dollar një çmim të cilët specialistët e vlerësojnë si mjaft pozitiv për ekonomitë e vendeve. Megjithë rënien e pësuar drejtuesi i Bankës federale amerikane ka deklaruar se dollari është një monedhë e cila do të vazhdoj të mbetet në fuqi edhe për një kohë të gjatë.