E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushner: Ballkani duhet të jetë pjesë e BE-së

Ministri i jashtëm francez, Bernard Kushner, tha se qëndrimi i Francës është që "të gjitha vendet e Ballkanit duhet të bëhen anëtare të Bashkimit Europian". "Mbesin pengesa për këtë çështje, por qëndrimi ynë politik është shumë i qartë", theksoi kryediplomati francez në Paris, pas takimit që zhvilloi me ministrin e jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremic. Ministri Kushner u shpreh se Marrëveshja e Lisbonës, e cila së shpejti do të bëhet e plotfuqishme, kërkon qëndrim unik për anëtarësim të vendeve të tjera në Bashkimin Europian. Por, ndër të tjera, në deklaratën e tij, Kushner u shpreh se Serbia, e cila sipas tij qartas duhet të jetë anëtare e BE-së", duhet të bëjë përpjekje për arrestimin e të akuzuarit për krime të luftës, Ratko Mlladic. "Vetë fakti se ai nuk është ndaluar ende" tregon se Serbia nuk ka bërë aq sa duhet në këtë aspekt, tha Bernar Kushner.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›