Organizata humanitare Karitas, ndihmë presonave me aftësi të kufizuar
Organizata humanitare Karitas ofron ndërtimin e qendrave ditore, për të ndihmuar personat me aftësi të kufizuar. Këto qendra do të ndërtohen fillimisht në Lac, Shkodër dhe Krujë. Drejtori i Karitasit në Shqipëri, Albert Nikolla, thekson se në vendin tonë, ekzistojnë më shumë se 100 mijë persona me aftësi të kufizuar dhe një numër i madh i tyre përballen me vështirësi të ndryshme si varfëria ekstreme, pamundësia për të fituar kujdes social dhe shëndetësor dhe pamundësia për punësim dhe integrim në komunitet.
Nga ky projekt do të përfitojnë 60 persona me aftësi të kufizuar fizike dhe mendore me moshë nga 2 deri në 40 vjeç .
Nga ky projekt do të përfitojnë 60 persona me aftësi të kufizuar fizike dhe mendore me moshë nga 2 deri në 40 vjeç .