E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvlerësojnë Marrëveshjen

Serbia, jo vetëm që nuk e përfill marrëveshjen e arritur në Bruksel, por ka ndërmarrë hapa të tjerë për ta penguar eksportin e Kosovës. Qeveria serbe ndryshoi Ligjin e saj për TVSH’në. Tash, asnjë kamion i Kosovës nuk mund të hyjë në Serbi pa certifikatën e TVSH’së të lëshuar nga strukturat paralele. Mimoza Kusari po pret përgjigjen e Robert Cooper’it për të ndërmarrë veprime të reja. Nga Zekirja Shabani më 22 shtator 2011 në ora 08:29

Nuk janë problem vetëm vulat doganore që Serbia nuk po i lë mallrat “Made in Kosova” të hyjnë në territorin e saj.

Por, ka dalë një vendim i papritur i Qeverisë së Serbisë, që e ka vënë në hall Prishtinën edhe Brukselin.

Doganierët serbë kanë marrë urdhër të mos e lëshojnë asnjë kamion nëse eksportuesit nga Kosova nuk dëshmojnë se kanë certifikata të Tatimit Mbi Vlerën e Shtuar, të lëshuar nga organet e Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë (strukturat paralele serbe në Kosovë).

Kështu obligohen me ligj ta kërkojnë këtë dokument, pasi një ditë para se pala kosovare të pezullonte masat e reciprocitetit, Qeveria e Serbisë ka marrë vendim me të cilin e ndryshon ligjin për TVSH’në për Kosovë. Ky vendim ka hyrë në fuqi më 16 shtator, pas publikimit në gazetën zyrtare të Serbisë, ndërkaq tek të martën ka marrë vesh pala kosovare.

Pikërisht për këtë shkak edhe janë kthyer në Kosovë kamionët që po dërgonin çimento në Luginën e Preshevës.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila ka kërkuar ndihmë nga Brukseli për këtë çështje pasi, sipas saj, ndryshe janë marrë vesh me Serbinë më 2 shtator.

“Nuk kemi qenë në dijeni deri kur janë kthyer kamionët tanë. Kjo është shkelje e parimit të marrëveshjes që është arritur me 2 shtator dhe jemi në pritje të përgjigjes nga Brukseli për hapat e mëtutjeshme”, thekson Kusari-Lila, për Express, të mërkurën.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express....

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›