Çeh: Mund të kishim shënuar edhe më shumë
Londër - Portieri i Çelsit, Peter Çeh, ndjehet shumë i lehtësuar pas fitores fantastike 3-1 që arriti skuadra e tij në transfertë me Liverpulin për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Gardiani i londinezëve ka fituar një besim në vetvete, dhe deklaron se ekipi i tij mund ta kishte thelluar akoma më shumë rezultatin e mbrëmshëm.
“Jemi akoma në gjysmë të rrugës për kualifikim në gjysmëfinale, por rezultati 3-1 është një avantazh fantastik, dhe është një rezultat shumë i favorshëm, -deklaron Peter Çeh. -Patëm një fillim të keq, pasi pësuam shumë shpejt. Por treguam reagimin e duhur dhe mund të kishim shënuar edhe më shumë”.
Çelsi me fitoren e mbrëmshme 3-1 në fushën e Liverpulit hodhi një hap të sigurt drejt kualifikimit për në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve. Kujtojmë që skuadra e Çelsit është nënkampione në fuqi e këtij evenimenti, pasi u mund në finale nga Mançesteri me penallti pas kohës së rregullt.