E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna në stadiume, Disiplina ndëshkon fajtorët

Skuadra e Besës për dhunën e shkaktuar në stadium nga tifozeria kavajase dhe për ndërprerje të parakohshme të ndeshjes, Besa-Skënderbeu, ndëshkohet me 4 ndeshje pezullim të fushës dhe gjobitet me 1 milion lek të rinj.

Ekipi korçar fiton ndeshjen në tavolinë me rezultatin e pastër 0-2 dhe është ndëshkuar me 200 mijë lek gjobë si pasojë e hedhjes së sendeve në fushë të nga tifozeria bardhëkuqe.

Tek ekipi i Besës është ndëshkuar me 100 mijë lek gjobë edhe mesfushori korçar , Paulin Dhëmbi, për ofendim të tifozërisë kundërshtare.

Disiplina nuk ka toleruar edhe aktet e dhunës të ndodhura në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” në ndeshjen Elbasani-Tirana, ku janë hedhur sende të forta në fushë.

Ekipi i Elbasanit ndëshkohet me dy ndeshje pa praninë e shikuesve dhe 200 mijë lek gjobë.

Ekipi i Tiranës ndëshkohet me 200 mijë lek gjobë për mungesë të uniformës së dytë dhe paraqitje me vonesë në ndeshje.

Ndërkohë pa u ndëshkuar nuk ka shpëtuar as Vllaznia e cila është ndëshkuar me 200 mijë lek gjobë për hedhje të sendeve në fushë nga nga tifozeria shkodrane në kohën kur ekipi kundërshtar po i festohej golit të shënuar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›