Studentët e Univ.“Epoka” dhurata për jetimët e Shkodrës
31 fëmijë jetim kanë vizituar fillimisht ambientet e Universitetit Epoka, ku më pas kanë marrë pjesë në programin argëtues të organizuar nga “Klubi i Sensibilizimit”. Fëmijët, të mbështetur nga studentët e Universitetit Epoka, kanë shprehur talentet e tyre në skenën e sallës së konferencës. Më pas, ata janë mbledhur në një nga auditoret e universitetit për të ndjekur një film artistik. Programi ka vijuar deri në orët e vona të pasdites ku fëmijët të shoqëruar nga studentët, u dërguan në shfaqjen e cirkut “Embellriva” ku kaluan çaste të këndshme. Klubi i Sensibilizimit, me të ardhurat e grumbulluara në mënyrë vullnetare nga vetë studentët dhe anëtarët e stafit akademik dhe administrativ të universitetit, u shpërndau 31 fëmijëve të ardhur nga Shkodra dhurata të ndryshme.