E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Ja skema e kompensimit të energjisë

Prifti tha se është vënë në dispozicion një shumë prej 1.7 miliardë lekë, e cila do të shkojë për kompensim. Ministri tha se nga kjo skenë përfitojnë familjet e pensionistëve, invalidëve, familjet me paga të ulëta si dhe familjet me ndihmë ekonomike. Sipas tij, çdo familje do të marrë 960 lekë në muaj. "Kompensimi do të jetë i plotë dhe kap një shumë në masën 960 lekë në muaj. Ky kompensim përfshin të gjitha rritjet që janë bërë nga vitet e kaluara, duke përfshirë këtu edhe rritjen që do të bëhet për vitin 2010", u shpreh kreu i METE-s.     Ai tha se rreth 290 mijë familje do ta marrin në masën më të plotë të mundshme kompensimin. "Do t’i garantoj se këto janë para të parashikuara dhe do të jenë në buxhetin e shtetit për vitin 2010 dhe çdo qindarkë për të gjitha ato familje që nuk e përballojnë dot këtë rritje çmimi do tu kompensohet, ose do të subvencionohen nga qeveria", theksoi ministri Prifti. Megjithatë, Prifti, ka siguruar se 79% e familjeve konsumojnë më pak se 300 KV orë në muaj, çka sipas tij, rritja është e pa ndjeshme. Duke folur për shpërndarjen e energjisë, ministri Prifti tha se në bazë të draftit me OSSH-në, qytetarët duhet të furnizohen me energji elektrike pa ndërprerje. “Vihen re ndërprerje kolektive në disa zona. OSSH nuk mund të bëjë ndëshkime kolektive, por duhet të bëjë stakime individuale”, u shpreh Prifti.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›