Zidane: Domenek nuk është trajner
Franca
I intervistuar nga “Canal Plus” pas paraqitjes zhgënjyese të Francës kundër Uruguait, Zinedin Zidan ka folur në lidhje me trajnerin Raimond Domenek, për të cilin shprehet se “është një seleksionues, jo një trajner. është e nevojshme të thuhet se si qëndrojnë gjërat. Ka bërë një seleksionim, ka zgjedhur lojtarët, por është e nevojshme që në një farë pike, ky grup shpreh një lojë skuadre dhe prandaj ai është përgjegjës, është ai që komandon”, ngre zërin Zidan. “Sigurisht, ka vazhduar më tej ai, në fushë shkojnë lojtarët dhe janë ata që duhet të japin diçka më shumë. Por fakti është se nuk ka një lojë skuadre, kam parë vetëm aksione individuale, ndërkohë që e dimë mirë se ajo që duhet të manifestojmë është një lojë kolektive”.
#