Dëmtimi i Buffon nuk është serioz

Portieri i Juventusit, Gigi Buffon, ka qetësuar frikën e dëmtimit në Kupën Botërore, pasi u detyrua të largohet në pauzën mes pjesëve gjatë ndeshje së mbrëmshme përballë Paraguait.
Buffon kishte ndjerë therje në shpinë gjatë ndeshjes dhe u zëvendësua në pjesë të dytë nga portieri i Cagliarit, Federico Marchetti.
"Mendova se kam dëmtuar muskulin dhe kam shkatërruar gjithçka, por doli të jetë një lodhje e nervit shiatik. Shpresoj të rikuperohem brenda dy ditësh", ka thënë Buffon.