E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lippi: Merituam të fitonim ndaj Paraguajit


Pas barazimit ndaj Paraguajit, trajneri i Italisë, Marcello Lippi, ka thënë se ekipi i tij e meritoi fitoren në ndeshjen e Grupit F.

"Ekziston pendeim i madh sepse merituam fitoren. Në pjesën e parë ata shënuan me një rast nga ndërprerja, ne reaguam mirë, por kemi mundur të bëjmë diçka më shumë".

"Ndeshje të tilla duhet të fitohen, ata kontrolluan lojën por nuk krijuan asgjë, ndërsa ne kemi luajtur mirë", u shpreh Lippi pas ndeshjes.

Buffon u largua pas përfundimit të pjesës së parë, duke u zëvendësuar nga Federico Marccheti, për shkak se portieri i Juventusit ka pësuar një dëmtim në shpinë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›