E Shtunë, 31 Tetor 2026

Richards kritikon Tevezin

Nga Express më 02 tetor 2011 në ora 21:27

Micah Richards është bërë futbollisti i parë i Manchester Cityt i cili ka kritikuar publikisht Carlos Tevezin.

Sulmuesi argjentinas refuzoi të inkuadrohet në lojë si rezervist kundër Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve dhe klubi e ka suspenduar fillimisht për dy javë ku ai nuk do të ketë të drejtë as të stërvitet së bashku me ekipin.

“Reagimi i Carlosit në Munich ishte i gabuar. Nuk është dashur të bënte diçka të tillë” tha Richards për të përditshmen angleze The People.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›