NË SHTEPINË E SKULPTORIT VLADIMIR METANI
22/02/2011 Fytyrzime pellazgjike.
Hyrja në odën e miqve të skulptorit elbasanlli Vladimir Metani është një befasi dhe pasurim brendshëm për secilin vizitor. Atje e gjen veten të rrethuar nga tingujt e violinës së qeshur të Isuf Myzyrit, e mandej në pëshpërimat melodike të zanave.
Kuzhina është shndërruar në një muze të legjendave ilire e përtej, që shpien drejt fillimsisë së njerëzimit. Kokat e tonuara në okër dhe jeshile në blu, pjatat rrethore të nderura në katër muret, dysheme dhe tavan rrëfejnë një tjetër histori, atë të genit shqiptar.
Ladi siç është mësuar ta thërrasin është bartësi dhe prurësi i furishëm i kësaj përtej bote, vetëm përmes duarve dhe syrit ciklopik të fantazisë.
Simbolet e pjellorisë si “Pani”, ish perëndia i botës baritore, gjiu i zanave krijojnë dhe legjenda të reja për mitet moderne shqiptare si Kosova dhe divat e saj.
Të zgjosh antikitetin është një emocion mbinjerëzor. Metani shfaqet i sinqertë në kufirin mes fëmijërisë dhe pleqërisë, portave të hapura të lindjes dhe vdekjes.
Me gjuhën e formave parake, si krijues me alkiminë e metaleve Metani, komunikon me këdo që preket me punët e panumërta . Punimet si uji i detit kanë fituar shumë territor ndaj bregut të hapësirave ku jetohet .
Rrekja e Metanit, është krijimi i një kujtese kombtare të frymuar nga muzat pellazgjike.
Durimshëm e me dashni Metani mbërrin tek e arta përmes polifonisë së kokave të përndezura nga motivet e uneve gjigande në Ishullin e Pashkëve dhe Pjelloria simbolike e japonezëve antikë.
Metani dehet me pikën e qumështit të Rozafave dhe vallzon mbi majat e qelesheve të malsorëve tosk e gegë.
Galeria e Vladimir Metanit si një guvë në majë të malit, një apartament në katet e larta të pallateve në unazën pranë rrugës së Kavajës,të rrethon mes mijëra shenjave dhe arketipeve ku ndihesh i pasur dhe i plotë.
“Ciklopi ” thuhej se farkëtonte shigjeta të zjarrta ndërsa Metani me duart që zbusin e ledhatojnë bronzin e gizën llavore na fton të dëgjojmë një simfoni të panjohur rezonancash.
Me sa shihet kjo është gjuha e rigjetur me shkronjat e një alfabeti të figurshëm. Në këtë sipërmarrje duket se me pafajsinë e vëllait të vogël Metani ka thirrur e zgjidhur nga zemra e nëntokës titanët e fjetur të Atlantidës.
Si eksplorues landor, Metani ka shtënë tani dashuri me gurët dhe fytyrzimin e jashtë tokësorëve tek ta.
Me duart e ndjeshme që janë shndërruar në instrumenta të formës kozmike, Metani na sjell tinguj jete nga planete dhe yjësi të reja.
Andi Bica