E Shtunë, 31 Tetor 2026

Art sjell Enver Petrovskin ne Tirane

Pas një drame kombëtare sic ishte “Darka e Gabuar” regjisori Fatos Haxhiraj rikthehet në Teatrin Kombëtyar me një komedi të një autoreje të huaj. Ai ka zgjedhur veprën “Art” nga Jasmina Reza e do të sjellë të premtën tek publiku një shfaqjre që ka në qëndër ndjenja e miqësisë.

"Në idenë kryesore të veprës është miqësia, toleranca, edhe mundësia për ta ruajtur këtë miqësi, e cila është shumë e vështirë, e shihni vetë, që të gjesh një mik të vërtetë", thotë regjisori Fatos Haxhiraj.

Regjisori ka besuar përsëri tek Bujar Asqeriu dhe Artan Imami, po ka sjellë nga Kosova edhe aktorin Enver Petrovski. "Unë kam një kompleks të madh të gjuhës, dhe kam ardhur dhe u kam thënë kolegëve nëse nuk arrij që të jem i suksesshëm atëherë do të më lejoni që unë të largohem nga ky projekt. Kolegët e kanë pranuar, erdhi koha e premierës dhe unë nuk u tërhoqa, gjë që më vjen mirë", u shpreh Enver Petrovski- aktor

Komedia “Art”, bazohet në jetën e tre personazheve sa të ndryshëm, aq edhe miq. Ngjarjet zhvillohen njëkohësisht në shtëpitë e secilit dhe do të dëshmojë një këndvështrim ndryshe për spektatorin.

Aurela Papadhimitri

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›