E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr i fuqishëm në Manati, banorët braktisin shtëpitë

LEZHË- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë kodrat e fshatit Manati në Lezhë, ndërsa flakët po i përhap era në drejtim të shtëpive të banimit. Situata paraqitet mjaft alarmante dhe forcat e ushtrisë po ndihmojnë zjarrfikëset në neutralizimin e zjarrit.

Banorët të frikësuar kanë braktisur banesat, kur kanë parë se flakët iu janë afruar në një distancë fare të shkurtër.

Burime nga drejtoria e Ndërmarrjes Zjarrfikëse thonë se kanë kërkuar nga Emergjencat Civile që të ndërhyhet me helikopter për shuarjen e flakëve nga ajri.

Vatra është parë rreth orës 15:00 dhe tashmë që kanë kaluar dy orë, situata sa vjen dhe vështirësohet, pasi flakët po shkojnë drejt shtëpive të këtij fshati.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›