Zjarr i madh në Maminas, digjet një depozitë nafte, 13 zjarrfikëse 'luftë' me flakët
DURRES- Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mesditën e sotme pranë depozitave të naftës në Maminas. Mësohet se flakët kanë përfshirë një depozitë nga gjashtë depozita tek ish-SMT. Situata bëhet më e rëndë kur mësohet se afër vatrës së zjarrit ka edhe banesa në një largësi rreth 50 metra.
Flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi duke e nxjerrë situatën nga kontrolli. Në vendngjarje, sic raporton korespondentja Klodiana Haxhiaj ndodhen 5 zjarrfikëse të cilat nuk mund të ndërhyjnë nga afër pasi flakët janë një intensiteti të lartë. Ndërsa raportohet se edhe nga Tirana janë nisur 6 zjarrfikëse. N/ vendngjarje ndodhen edhe forca të shumta policie dhe 3 autoambulanca.
Mësohet gjithashtu se zjarrfikësit po evakuojnë njerëzit në banesat pranë vatrës së zjarrit në një perimetër rreth 1 km nga vendi ku ka rënë zjarri.
RREZIKON TË DIGJET NJË DEPOZITE E DYTE
Ora 13:42- Korrespondentja Klodiana Haxhiaj nga vendngjarja bën me dije se intensiteti i zjarrit vazhdon të jetë i lartë, ndërkohë që rrezikon që flakët të përfshijnë edhe depozitën e dytë.
DILAVER TEPELENA: SITUATA SHQETËSUESE, POR NËN KONTROLL
Ora 13:30- Në një komunikim për News 24, Dilaver Tepelena sekretari i Prefekturës së Durrësit bëri me dije se situata nga zjarri është “shqetësuese, por nën kontroll”.
BANORI I ZONËS: BANESAT 50 METRA NGA ZJARRI
Ora 13:29- Një banor i zonës në një lidhje telefonike për News 24, sqaron situatën e krijuar nga zjarri i rënë në zonën e Maminasit.
“Kanë shpërthyer flakët rreth orës 11:00, shpërtheu një bot, u alarmua e gjithë zona, zjarrfikësit kanë ardhur pak me vonesë, rreth orës 11:20, por tani janë duke bërë punën e vetë, zjarrfikësit kanë mbërritur në orën 11:e 20. Banesat nuk janë prekur, nuk ka të dëmtuar në njerëz por largësia është rreth 50 metra.
VIJON Lidhje te tjera FOTO: Zjarr i madh në depozitat e naftës në Maminas, situata jashtë kontrollit