E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jozefina Topalli shpallet kryetarja e Kuvendit

Parlamenti i ri i dha Jozefina Topallit mandatin për të drejtuar Parlamentin për 4 vitet e ardhshme. Në votim morën pjesë 75 deputetë ku 74 prejt tyre votuan si kryetare të Kuvendit Jozefina Topallin dhe vetëm një vot ishte kundër.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Astrit Patozi u shpreh në seancë se
15 deputetë e PD-së kanë depozituar me shkrim në sekretarinë e përkohshme propozimin e tyre për Jozefina Topallin si kryetare e Kuvendit. Sipas tij për Jozefina Topallin si kryetare e Kuvendit kanë firmosur edhe deputetë të forcave politike që janë në koalicion me Partinë Demokratike.
Kryetari i Kuvendit është zgjedhur me votim të fshehtë dhe votimi është drejtuar nga një komisioni votimi i përbërë nga 5 deputetë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›