Zjarr në Laç e Milot, digjet një magazinë dhe një masiv pishash
Rishfaqen vatrat e zjarrit në zona të ndryshme të vendit. Dy zjarre janë shënuar mëngjesin e sotëm në Laç dhe në Milot.
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një magazinë blektoriale në fshatin Gjorm të Laçit. Sipas informacioneve si pasojë flakëve të zjarrit është dëmtuar edhe një sasi e konsiderueshme gruri.
Mësohet se nga zjarri rrezikohen edhe 3 banesa aty pranë ndërkohë që 2 zjarrëfikëse nga Kurbini kanë shkuar në vendngjarje për të bërë të mundur lokalizimin e flakëve.
Ndërkohë një tjetër zjarr është shënuar sot në Milot. Flakët e zjarrit kanë përfshirë një masiv pishash të reja në afërsi të Urës së Matit.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrëfikësve por era dhe terreni malor e vështirëson shuarjen e flakëve.