Greqi, kapet 136 kg hashash, arrestohet shqiptari
Rreth 136 kg hashash është sekuestruar nga policia greke në aksin Janinë-Antorio ndërsa është arrestuar edhe një shtetas shqiptar.
Sipas informacioneve droga e nisur nga Shqipëria është kapur në një automjet I cili drejtohej nga një 35-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Sipas policisë greke i arrestuari ka pranuar se e kishte ngarkuar drogën në kufirin Konispol-Mavromat dhe se lënda narkotike kishte si destinacion Athinën.
Ndërkohë policia greke po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.