Berisha ftesë direkte Ramës: Voto imunitetet me 6 Gusht
Tiranë- Kryeministri, Sali Berisha duke folur në mbledhjen e sotme të qeverisë i bëri thirrje direkte Zotit Rama kur iu drejtua në njëjës që të votojë imunitetet me datën 6 Gusht.
Nëse mendon se më dëmton mua bën gabim të rëndë shumë sepse pas zgjedhjeve të 8 Majit ishe ti që i the shqiptarëve që bëtë gabim dhe se do të votoni çdo refomë. Nëse mendon se për inat të Berishës të bllokosh statusin për 100-vjetor është gabim. Çdo shqiptar ka 100 motive për të të dhënë atë që meriton. Çfarë kërkove u plotësua, se e merr dhe i zhvlerëson tiu pajtuam me prozimet tuaja vetëm e vetëm që njëra palë duhet të lëshojë dhe ne ëlshuam. Mos bëj kaste kot për datën 6 Gusht, Pandeli Majkon se caktova unë more zotëri por ti,-tha Berisha.
Sipas Zotit Berisha kryesocialisti Rama duhet të mos pengojnë marrjen e statusit kandidat me rastin e 100-vjetorit të pavarësimit.
Zotin Rama e ftoj të lërë menjënaë retorikat dhe ti bëjmë një shërbim të madh vendit, sepse çdo qytetar shqiptar mezi pret heqjen tonë të imunitetit. Më 6 Gusht kemi në dorë të rrëzojmë së bashku murin e korrupsionit që i ka zënë derën porcesit të integrimti të vendit,-tha Berisha duke shtuar se uron që fryma e bashkëpunimit e cila ka ekzistuar në procesin pas Tetorit të vazhdojë dhe më datën 6 Gusht të votohet bashkarisht një akt hsitorik që pritet nga mbarë kombi shqiptar.
/IDEA/