E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, kapet 40 kg mariuanë, arrestohen 2 të rinj

Vijojnë operacionet anti-drogë të zhvilluara nga policia e Gjirokastrës. Policia ka sekuestruar mbrëmjen e djeshme 40 kilogramë mariuanë ndërsa janë arrestuar dy persona dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 01.00, në vendin e quajtur "Ish zona Industriale" poshte varrezave të qytetit, buzë lumit Drino kane janë arrestuar dy të rinjtë Osman Kovaçi dhe Alvaro Lika, të dy nga 21 vjeç të cilët po transportonin me dy çanta lëndën narkotike.
 

Nga kqyrja që iu bë çantave u gjetën 26 pako me peshe 1.5 kilogramë secila të mbështjella me letër natriban dhe të futura në qeska plasmasi gjithësej rreth 40 kilogramë lëndë narkotike e llojit mariuanë.

Sipas policisë droga ishte transportuar me një fuoristradë nga fshati Lazarat deri në Kordhocë ku më pas dy të arrestuarit për tu shmangur postbllokun e policisë e kishin transportuar atë me krahë deri në hyrje të qytetit të Gjirokastrës ku më pas droga do të dërgohej drejt Fierit.
 

Ndërkohë policia ka bërë identifikimin edhe të drejtuesit të automjetit Fuoristradë që ka transportuar lëndën narkotike nga fshati Lazarat deri në Kordhocë , i cili është një 23 vjeçar nga fshati Lazarat.
 

Gjithashtu është identifikuar edhe shtetasi nga Fieri së bashku me automjetin që do transportonte lënden narkotike për në drejtim të Fierit. Të dy këta persona janë shpallur në kërkim policor, ku për arsye hetimi nuk bëhet me dije identiteti i tyre
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›