Zjarr në Zvërnec, shkak dëmtimi i rrjetit elektrik
Zjarr në fshatin Zvërnec të Vlorës, pas dëmtimit të rrjetit të energjisë elektrike nga persona ende të paidentifikuar për policinë. Dëmtimi i rrjetit përveç flakëve të lokalizuara në kohë, ka shkaktuar mungesë të energjisë elektrike në këtë zone.
VLORË- Vjedhja e kabllit elektrik në orët e pasdites së të martës është bërë shkak që fshati Zvërnec i Vlorës të mbetet pa energji elektrike, ndërsa në vendin ku është kryer vjedhja të përhapen flakët e zjarrit. Ndërhyka e zjarrfikëses dhe policisë pyjore brenda një kohe të shkurtër ka shmangur avancimin e zjarrit drejt pyllit.
Sipas Xhoxhi Hoxharës, shefi i Policisë Pyjore shkak për zjarrin mund të letë qenë linja elektrike e rrëzuar pas vjedhjes.
Dëmtimi i rrjetit elektrik në fshatin e Zvërnecit ka shkaktuar edhe shkëputje të sinjalit televiziv për të gjithë zonën, kjo për shkak të antenave televizive të instaluara në Zvërnec. (a.r/news24/balkanweb)