Gjykata, 25 vjet burg ‘ushtarit’ të Altin Dardhës
Së bashku me Altin Dardhën dhe persona të tjerë ekzekutuan Burhan Tomorrin, Abdurrahim Tomorrin, Behar Eskiun dhe Kastriot Bejkon, të cilët ndodheshin në një lokal. Ngjarja ndodhi më 25 shkurtit 1998, në Berat.
TIRANE-Gëzim Kasemi, “ushtari” i fundit i bandës së Altin Dardhës, do të qëndrojë për çerek shekulli në qeli. Gjykata e Tiranës vendosi dje të cilësojë fajtor Kasemin dhe ta dënojë me 25 vjet heqje lirie për një vrasje të trefishtë. Beratasi u gjet fajtor për ngjarjen e rëndë të 25 shkurtit 1998, pranë stadiumit të qytetit. Së bashku me Altin Dardhën dhe persona të tjerë ekzekutuan Burhan Tomorrin, Abdurrahim Tomorrin, Behar Eskiun dhe Kastriot Bejkon, të cilët ndodheshin në një lokal. Ramadan Eskiu dhe Vlash Shkurti mbetën të plagosur, por për fat të mirë i shpëtuan vdekjes. Krimi ndodhi për motive hakmarrjeje, pasi killeri Altin Dardha i bënte përgjegjës djemtë e fisit Tomorri, pjesëtarë të bandës së Vakëfit, për vrasjen e të atit. Pas një shqyrtimi maratonë, gjykata vendosi ta mbyllë në qeli Kasemin për 25 vjet.
(s.g/BalkanWeb)