E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zjarr në ish-fushën e mbetjeve në Lushnje, flakët vihen nën kontroll

Një zjarr i madh ka përfshirë ish-fushën e grumbullimit të mbetjeve urbane në Lushnje, pasi një fermer që po digjte mbeturina në tokën e tij bujqësore humbi kontrollin mbi flakët. Era e fortë përhapi shpejt zjarrin drejt vendgrumbullimit të mbetjeve.

Përmasat e flakëve u rritën me shpejtësi, ndërsa tymi dhe smogu mbuluan të gjithë zonën përreth. Katër ekipe zjarrfikësish të Bashkisë Lushnje, të mbështetur nga efektivë të Policisë së Shtetit dhe banorë të zonës me mjete rrethanore, arritën të parandalojnë depërtimin e zjarrit në banesa.

Aktualisht, flakët janë vënë nën kontroll. Policia ka identifikuar autorin e zjarrvënies dhe po vijon kërkimet për kapjen e tij.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›