E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: KQZ të vlerësojë rezultatin korrektësisht

Presidenti Topi ia ka bërë thirrje KQZ-se të vlerësojë me korrektësi rezultatin e zgjedhjeve. Kreu i shtetit ishte pasditen e sotme në një universitet privat ku foli për zgjedhjet duke i vlerësuar ato si demokratike. 

TIRANE- Presidenti Topi ia ka bërë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të vlerësojë me korrektësi rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Kreu i shtetit ishte pasditen e sotme në një universitet privat ku foli për zgjedhjet duke i vlerësuar ato si demokratike.
“Në momentin e realizimit të ligjit të ri zgjedhor partitë politike parlamentare e kompozuan KQZ-në me një profil të qartë politik dhe presidenti sot në këtë komision nuk e ka përfaqësuesin e tij. Unë do të rri në ndjekje të këtij procesi pa u prononcuar për ecurinë e tij por duke bërë thirrje që KQZ duhet të jetë në respekt të Kushtetutës, ligjit, në respekt të vlerësimit korrekt, e të vullnetit të qytetarëve” theksoi Topi.

Ndërkohë Presidenti deklaroi se për kodin e ri Zgjedhor mund të mbajë vetëm një qëndrim institucional duke mos interferuar në vullnetin e partive.
“Eksperimentet që bëhen në reformimin e ligjeve, janë eksperimente ku asnjëherë nuk mund të thuash e cdo gje ishte e mirë apo e keqe. Apeli publik i presidentit duhet te jete shume institucional, konstitucional, të mos interferojë në vullnetin e partive. Janë ata të cilët janë aktre të parlamentit të cilat duhet të ndjejnë nevojën për ta riparë apo jo. Sot në këtë cilësi që kam e kam absolutisht të ndaluar te interferoj ne vullnetin e partive” u shpreh Presidenti Topi.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›