Zjarr në një apartament në Astir, forcat zjarrfikëse nxjerrin fëmijët nga ballkoni

TIRANË, 15 nëntor /ATSH/ Një apartament në katin e tretë të një pallati në zonën e Astirit në Tiranë u përfshi nga flakët mesditën e sotme.
Menjëherë në vendngjarje mbërritën forca të shumta të zjarrfikëses, të cilat në pak minuta neutralizuan flakët.
Forcat zjarrfikëse ndërhynë për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, duke i nxjerrë nga ballkoni nëpërmjet shkallëve.
Sipas medieve nuk pati dëme në njerëz, vetëm dëme materiale, ndërsa shkaku i zjarrit nuk dihet ende.
/m.q/a.f/