E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore BE pershendet konsensusin PD-PS

Takimi i pestë i stabilizim-asociimit ka filluar me një klimë shumë të favorshme: lajmin e arritjes së marrvëeshjes së reformës elektorale.  Kjo ka qenë në qendër të vëmendjes të të gjithë përfaqësuesve të institucioneve më të rëndësishme të BE-së që kanë qenë prezent në takim.
“Lajmi që po dëgjojmë nga ministrja Bregu dhe nga zoti Beja janë sinjale pozitive që mund të na japin sensin e sigurisë sërisht. Do të presim me shumë vëmendje arritjen e konfirmimt përrfundimtar lidhur me reformën zgjedhore”, u shpreh drejtori i përgjithshëm në KE, Stefano Sanino. 
“Po bëhen  përpjekje të shumta për të përmbushjen e rekomandimeve para zgjedhjeve të përgjithshme të viti të ardhshëm. Ne po dëgjojmë një proges shumë të rëndësishëm për reformën elektorale. Ky është vërtet një lajm pozitiv. Është e një rëndësie shumë të madhe dhe Këshilli i Ministrave ka insistuar në këtë pikë më shumë se një herë në kokluzionet e saj. I është përkushtuar një vëmendje politike rekomandimeve të tjera në opinionin e Komisionit të vitit 2010 dhe ne do ti shohim me vëmendje përmbushjen e tyre”, vlerësoi shefi i EEAS,  Johan Johanson.
Sipas eurodeputetit Eduart Kukan, BE-ja do ti bashkangjitet festimit të 100 vjetorit të pavarësisë, por për këtë nevojiten vetëm 3 fjalë nga pala shqiptare. 
“Ne na nevojitet një mesazh shumë telegrafik nga ju për ftesën: 12 rekomandimet u përmbushën”, vuri në dukje Kukan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›