PD Rama kerkon te bllokoje integrimin e vendit
Partia Demokratike ka bërë të qartë qëndrimin e saj lidhur me deklaratat e ardhura nga kreu i PS-së, Edi Rama, lidhur me kërkesën për heqjen e imunitetit. Përmes një deklarate për shtyp, zëdhënsja për shtyp e selisë blu, Silvi Bardhi u shpreh se “Rama është duke u përpjekur të ngadalësojë procesin për të bllokuar integrimin”.
Sipas PD-së, komuniteti ndërkombëtar i hartoi këto ligje dhe u ka bërë thirrje të gjitha palëve t’i votojnë ato, por Rama vazhdon të bllokojë procesin në përpjekje për përfitime vetjake, por të gjithë shqiptarët e kuptojnë mirë këtë.
“Rama e bën këtë pasi ka përsëritur vazhdimisht se mbështet heqjen e imunitetit. Por fjalët e kota nuk kanë vlerë, veprimet janë ato që kanë vlerë. Ne e nxisim atë që të veprojë tani në mënyrë që integrimi i Shqipërisë të mos vihet në rrezik.
Të gjithë qytetarët duhet të jenë të barabartë para ligjit - po Rama cilët po mundohet të mbrojë? Qytetarët e thjeshtë nuk e gezojnë këtë lloj mbrojtje, dhe per rrjedhojë as klasa politike nuk mund t’a gëzojë”, vlerësohet në deklaratën e PD-së.
Gjithashtu, PD akuzoi kreun e PS-së se po provon përsëri të përfitojë nga procesi në vend që t’i shërbejë interesave të qytetarëve.
“Partia Demokratike mbështet heqjen e imunitetit për të ndihmuar në luftën kundër korrupsionit në mënyrë që të gjithë qytetarët të jenë të barabartë para ligjit. Kjo nuk është çështje politike - thjesht është gjëja e duhur për t’u bërë”, përfundoi deklaratën e saj zëdhënësja Bardhi.