E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në pyllin e Iballës në Pukë, po punohet për shuarjen e tij

Një zjarr që mendohet të jetë favorizuar nga temperaturat e larta ka përfshirë sot pasdite një sipërfaqe në pyllin e fshatit Iballë të rrethit Pukë, ndërsa ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse paraqitet e  vështirë për shkak të terrenit të thyer, bënë të ditur burime nga policia e Pukës. Sipas burimeve flakët kanë tendencë të përhapen më tej, pasi sipërfaqja e pyllit në një pjesë të konsiderueshme është e thatë. Nga përllogaritjet e deritanishme mendohet të jenë dëmtuar rreth 3-4 ha sipërfaqe pyjore, ndërsa flakët nuk paraqesin rrezik për banorët, pasi shtëpitë e tyre janë larg vatrës së zjarrit. Në vendngjarje gjenden forca të shumta të policisë, shërbimit pyjor, zjarrfikësve, komunitetit të zonës dhe të ardhur për ndihmë nga fshatrat e tjerë, të cilët pas lokalizimit, po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›