E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria zeron tarifen doganore per mallrat e industrise fasone

Qeveria shqiptare ka vendosur qe tarifen doganore prej 12.5 per mallrat e industrise fasone ta zeroje. Sipas kryeministrit Berisha i cili foli ne mbledhjen e qeverise ky vendim do te kete impakt jo te vogel ne arken e shtetit por kjo behet per te nxitur dhe inkurajuar kete industri.

Natyrisht nuk mund te themi se kjo nuk ka implikacione ne arken e shtetit por nga ana tjeter kjo perben nje nxitje dhe inkurajim per kete industri. Kam bindjen se ne rast se kete vit do te kete nje ndikim te caktuar jo te vogel ne buxhetin e shtetit vitin qe vjen kjo do ta riktheje kete mungese me dyfishin e saj.- tha ai

Pervecse kjo ka velre te madhe edhe punesimi rritet shtoi me tej kreu i qeverise.

Berisha tha se ky vendim i jep nje rritje te madhe eksporteve duke ngushtuar gjithnje e me shume disbalancen tregtare qe sipas kryeministrit ka qene dhe vazhdon te jete problemi kryesor ne ekonomine shqiptare.

Shqiperia mund te jete ndoshta nga te vetmet vende ne bote qe ne nje hark kohor dy vjecar arrin te dyfishoj eksportet e saj Eksportet per vitin 2010-2011 do te jene dy here me te medha se eksportet e viti 2008- 2009- tha kryeministri.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›