E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS protestë në Kodër Kamëz

Protestën e rradhës për krizën ekonomike dhe shtrenjtimin e kostos së jetesës, opozita e ka zhvilluar në Kodër Kamëz. Të mbështetur nga deputeti Namik Dokle banorët janë ankuar për rritjen e cmimeve dhe faturat e papërballueshme.

"Protestojmë jo vetëm për hapjen e kutive. Të hapen kutitë, sepse duke hapur kutitë hapet e drejta dhe rruga e zhvillimit të Shqipërisë. Sali Berisha duke mbajtur kutitë e mbyllura, synon të mbajë të mbyllura dosjet e ministrave të tij të korruptuar. Arrin deri aty sa ti mbyllë gojën opozitës dhe të përjashtojë deputetët nga Parlamenti. S'kemi shtet e s'kemi ligj, bën Saliu si Maliq. Ne nuk do ta lejojmë më Sali Berishën të bëjë si Maliq", tha Namik Dokle, deputet i PS.

Dokle u bëri thirrje banorëve të Kamzës të bashkohen në protestën e madhe të 30 prillit tek "Dëshmorët e Kombit" për hapjen e kutive dhe kundër rrënimit ekonomik.

Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e diel , 11 prill 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›