Zjarr në spitalin nr 5 në QSUT, ndërhyjnë zjarrfikësit
TIRANE- Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm në spitalin numër 5 të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Nga të dhënat e para mësohet se zjarri ka shkaktuar panik mes pacientëve, por fatmirësisht ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë që flakët të shuhen shpejt pa shkaktuar të lënduar vetëm dëme materiale. Policia ndodhet pranë QSUT-së për të nxjerrë shkaqet e rënies së flakëve.
(s.g/balkanWeb)
(s.g/balkanWeb)