Zjarr në ullishten e Levanit, bllokohet trafiku
Fier- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një masiv me ullinj në Levan të rrethit të Fierit. Flakët e nisura pak më parë kanë filluar të përhapen me shpejtësi të madhe, favorizuar edhe nga drurët dhe e kanë bërë situatën alarmante.
Deri tani, nga të dhënat mësohet se janë përfshirë nga flakët së paku 10 hektarë me ullinj. Banorët kanë njoftuar policinë e cila ka mbërritur së bashku me mjetet e zjarrfikëses. Por forca e madhe e flakët, duket se po e bën të pamundur punën e zjarrfikësve.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se në vend po punojnë 2 mjete zjarrfikëse, ndërkohë që flakët janë duke përparur edhe më.
Nga ana e saj, policia rrugore ka bllokuar qarkullimin e automjeteve, pasi ullishtja ndodhet në buzë të rrugës nacionale, Fier-Vlorë. Trafikua është i rënduar, pasi në këtë kohë ka shumë mjete që lëvizin në këtë rrugë.
“Nuk ka asnjë të dhënë, nëse zjarri është i qëllimshëm, apo jo. Do tëhetohet pasi të qetësohet e të vihet nën kontroll situata”- thanë burimet policore.
Zjarri prane burgut te Kosoves, pa autor Lushnje- Asnjë autor i dyshuar për zjarrin e madh që ra një ditë më parë në Lushnje e që rrezikoi seriozisht edhe burgun e Kosovës. Policia dhe forca të zjarrfikëses vijojnë të jenë ende në vendin e ngjarjes, ndërkohë që burime nga zona bëjnë me dije se flakët vazhdojnë të djegin hapësira me shkurre.
“Nuk dihet ende nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm, apo aksidental. Një grup hetimor ka nisur punën për të zbardhur ngjarjen dhe po heton për autorët që për pak shkaktuan katastrofë”- thonë burimet policore.
Zjarri ra në komunën Fierzë dhe më pas është përhapur me shpejtësi. Për pasojë u dogjën dhjetëra hektarë në afërsi të Burgut të Kosovës në Belsh. Flakët i janë afruar edhe burgut, duke prekur murin anësor, por kanë ndërhyrë ekipet zjarrëfikëse dhe nuk kanë lejuar që zjarri të dëmtojë burgun.
Në vendin e ngjarjes mbërritën me urgjencë 2 mjete zjarrfikëse nga Elbasani dhe dy mjetet nga Lushnja, që punuan me orë të tëra për lokalizimin e vatrës.