E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, ‘thyhet’ shtëpia e Erjon Veliajt, hajdutët marrin sende me vlerë

TIRANË- Grabitet banesa e Erjon Veliaj, Sekretari i Rinisë dhe Emigracionit në PS. Burime nga policia e Tiranës, konfirmuan për News24 se grabitja ka ndodhur më datë 25 prill. 

Banesa e Veliajt ndodhet tek rruga ‘Hoxha Tasim”, pranë sheshit “Avni Rustemi” tek pazari i ri, Tiranë. Nga hetimet paraprake mësohet se 2 persona ende të paidentifikuar kanë gjetur momentin kur në banesë nuk ndodhej njeri dhe pasi kanë ‘thyer’ banesën, kanë bërë dhe bastisjen e sendeve vlerë.

Nga ‘thyerja’ e banesës’, mësohet se janë vjedhur 2 laptopë të markës 'Apple' e sende të tjera me vlerë.

Pas denoncimit të Veliajt, policia ka nisur hetimet për kapjen e autorëve dehe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›