Elbasan, helmohen në lokal 35mjekë e infermierë, 5 janë më rëndë
ELBASAN- Pas një darke pune në një lokal në Elbasan janë helmuar 35 persona. Stafi i punës të spitalit psikiatrik të qytetit, mjekë dhe infermierë, po festonte mbrëmë në lokalin “San Marku”, daljen në pension të një kolegeje, Fitore Totozani. Pesë nga personat e helmuar, të cilët ndodheshin në gjendje më të rëndë shëndetësore, janë dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit.
Ndërsa 30 personat e tjerë, janë larguar nga spitali pasi kanë marrë serum.
Sipas verifikimeve, dyshohet se helmimi ka ardhur nga ushqimi i lokalit.
Ndërkaq, policia e qytetit po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në helmimin e 35 personave.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)