Zjarr te Rruga e Kavajës, nuk ka të lënduar, dëme materiale

Forcat zjarrëfikëse të Tiranës neutralizuan një zjarr në rrugën e Kavajës duke sjell vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz.
Drejtori i zjarrfikësve Haki Hoxha tha për “Ora News” se nuk ka asnjë të lënduar. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë duke punuar për shuarjen e vatrës së zjarrit.
Ndërkaq, grupi hetimor i policisë po përpiqet të zbulojë shkakun i cili ka krijuar edhe zjarrin.