Protesta e ish-policëve të burgjeve, plotësimi kushteve

Ish-punojës së policisë së burgjeve kane protestuar sot pranë Drejtorisë së Përgjithshme të burgjeve për plotësimin e kushteve më jetësore. Në një protestë e cila bashkoi 20 ish-policë, për këtë kategori të prekur nga reforma ende nuk është bërë asgjë përsa i takon marrjes së pensioneve nga femijet, trajtimin ushqimor, kompesimin e shumës se paguar përsa i takon transportit publik etj.
Në një lidhje telefonike per “Ora News” u konfirmua se protesta ka zgjatur pak kohë, ndërsa me pankarta në duar, ish-policët theksojnë se këto të drejta duhet të plotësohen.