E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, shkon për skrap, e zë poshtë muri mbajtës

Tenton të hapë portën e pikës së grumbullimit të skrapit , por muri mbajtës e zë poshtë tij. Kjo ngjarje e rëndë i ka ndodhur sot një personi ende të paindetifikuar në qytetin e Elbasanit. Duke iu referuar burimeve të policisë, mësohet se ngjarja është aksidentale.
Viktima është gjetur nga kalimtarë të rastit të cilët menjëherë kanë njoftuar policinë e Elbasanit. Sipas burimeve policore nga vendgjarja mësohet se viktima ka shenja dhune ne fytyre dhe per kete arsye eshte shume i veshtire identifikimi i tij.

Policia bën të ditur vetëm se viktima eshte i seksit mashkull por per shkak te demtimeve te shumta eshte e veshtire percaktimi i moshes se tij.

Ndërkaq, viktima është dërguar për në spitalin e Elbasanit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›