Rama në Lezhë: Votoni mos harroni 21 janarin e Gërdecin
LEZHE- Koalicioni “Aleanca për të Ardhmen” çeli dhe në Lezhë fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 8 majit. Pas takimit të zhvilluar në Kurbin, lideri i PS-së, Edi Rama prezantoi në sheshin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” kandidatët e koalicionit të majtë që do të garojnë për 21 njësitë vendore të Lezhës, Mirditës dhe Kurbinit.
Rama i ftoi banorët të votojnë kandidatët e opozitës për kryetar bashkie dhe komunash në këtë dhe shtoi se “shqiptarët nuk duhet të harrojnë në asnjë moment premtimet e pambajtura të qeverisë së Berishës, korrupsionin galopant të familjes së tij, vjedhjen në rrugën e kombit, vrasjet në Gërdec e së fundi më 21 janar të protestuesve, ku njëri prej tyre ishte nga Lezha”. Duke u ndalur në sloganin e kandidatit të koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për Bashkinë e Lezhës, i cili është afishuar në qytet: “Jetojmë së bashku, vendosim së bashku”, Rama pohoi se “për atë vendos Ilir Meta dhe Berisha, dhe jo vetë ai”.
“Ne duhet të votojmë njerëzit që iu shërbejnë qytetarëve, dhe jo qeveritarëve vendorë që i shërbejnë oborrit të familjes politike dhe kryetarëve të tyre”. Rama u ndal edhe në Shëngjin, duke vënë theksin në rëndësinë e portit për zhvillimin e Lezhës, Veriut dhe Kosovës, duke apeluar që të votojnë “për shpëtimtarin Salvator Kaçaj, shpëtimtarin e Shëngjinit të mbajtur peng në këto 4 vjet”.
Rama nuk la pa përmendur edhe të riun lezhjan Aleks Nika, një prej të rinjve që humbi jetën në demonstratën e 21 janarit, i cili u flijua për rrugën e zhvillimit. Lideri i opozitës së bashkuar, Edi Rama theksoi më tej se “rruga jonë është rruga e mirëqeverisjes për komunitetin. Vota e 8 majit është sa për të mirëbesuar kandidatët tanë, aq edhe për të protestuar dhe mos besuar Saliun”. Gjithashtu edhe deputetët Ndrec Deda dhe Gjovalin Kadeli vunë theksin se kjo fushatë nuk është thjesht një fushatë për zgjedhjet vendore, por është edhe një betejë për të larguar Berishën nga qeverisja. Ndërkaq kandidati për postin e kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Gjok Jaku theksoi se “vota për PS-në është një votë për një jetë më të mirë, një votë për drejtësinë e vrasjes së Aleks Nikës, një votë kundër korrupsionit”.
Në Lezhë, koalicioni qeveritar kandidon sërish përfaqësuesin e LSI-së, Viktor Tusha.
(s.g/balkanWeb)