Zjarr në banesë s'ka të lënduar vetëm dëme
TIRANE- Një zjarr i fuqishëm përfshiu mëngjesin e sotëm një ndërtesë të vjetër dy- katëshe në Rrugën e Kavajës. Fatmirësisht asnjë banor nuk është lënduar pasi policia dhe forcat zjarrfikëse arritën t’i evakuojnë ata me shpejtësi.
Zjarri rrezikoi dhe një pallat tjetër shumëkatësh ngjitur me të. Flakët u vunë në kontroll brenda 30 minutave pas përpjekjeve të dy zjarrfikësve dhe forcave të shumta të policise.
Dëmet materiale në banesat e vjetra janë të konsiderueshme ndërsa nuk raportohet për të lënduar. Paraprakisht dyshohet për një zjarr aksidental të shkaktuar si pasojë e një qarku elektrik.
(s.g/BalkanWeb)