Zjarre ne Kreshpan e Topojan, digjen 25 ha pyje
Fier- Zjarri shkrumbon kuroren me pisha ne kodrat e Kreshpanit te komunes Cakran te rrethit te Fierit, duke djegur nje siperfaqe me 25 ha. Flaket jane vene re diten e djeshme nga banoret qe njoftuan policine. Por zjarri eshte ndihmuar nga era duke u perhapur me shpejtesi dhe veshtiresuar nderhyrjen e punonjesve te zjarrfikeses. Pas me shume se tre ore perpjekjeje eshte arritur te lokalizohen flaket dhe me pas te shuhen. Policia dyshon se zjarri eshte i qellimshem, ndaj ka shoqeruar 5 banore te zones. Po dje, nje zjarr i fuqishem ka perfshire tokat bujqesore te fshatit Topojan ne Fier. Flaket jane perhapur me shpejtesi ne nje zone te gjere per shkak te eres. Zjarri i eshte afruar me shpejtesi kodrave te fshatit. Per shkak te flakeve eshte nderprere per pak kohe edhe levizja e automjeteve, por zjarrfikesit e kane vene nen kontroll.