E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarret, 3 piromane ne pranga

Tirane-Muaji gusht eshte karakterizuar nga nje fenomen, i cili po perseritet cdo vit, renie zjarresh te qellimshme apo edhe nga pakujdesia. Demtimi i pyjeve dhe kullotave perben veper penale, nga dhe Policia e Shtetit, gjate dy javeve te fundit te ketij muaji, ka marre masa per venien para drejtesise te personave pergjegjes. Sipas policise, 8 persona kane kaluar per procedim per zjarrevenie, ku 3 prej tyre jane arrestuar ne flagrance, perkatesisht ne qarqet Tirane, Fier dhe Shkoder, 4 te tjere jane proceduar e ndiqen ne gjendje te lire, ndersa nje tjeter eshte shpallur ne kerkim. Mbi keta persona rendon akuza e "Shkaterrimit te prones me zjarr". Policia ka zbardhur rrethanat sesi jane demtuar pyjet, apo kullotat nga zjarrveniet nga ana e banoreve te disa fshatrave, per te perfituar toke bujqesore, apo me pretendimin per rigjenerimin e tokes. Ne shumicen e rasteve, "piromanet" kane qene te moshuar dhe ne pak raste me te rinjte. Keshtu me 26 gusht, eshte arrestuar Kujtim Hoxhaj, 38 vjec, banues ne fshatin Hoxhaj, te rrethit Fier, pasi ne fshatin Kreshpan, ai ka djegur me zjarr 10 ha pyll me pisha dhe dyshohet si autor i zjarrvenies ne fshatin Frakull, ku jane djegur 40 ha me ullinj, lajthi e dardhe. Ne qarkun e Shkodres, ne 24 gusht u arrestua 65-vjecari Sabri Plaku, banues ne fshatin Oblik, i cili ne vendin e quajtur Livadhet e Agrajes te fshatit Oblike, nga pakujdesia ka shkaktuar zjarr, si pasoje e te cilit jane djegur rreth 5 dynym toke e pyllezuar. Ne fshatin Palaq, Preze, ne 22 gusht u arrestuar 64-vjecari Muharrem Kasa, i cili teksa ka djegur disa shkurre e barishte ne pronen e tij, si pasoje e pakujdesise, zjarri i ka dale jashte kontrollit, duke djegur nje siperfaqe rreth 30 ha pyll e shkurre, si dhe mbi 100 rrenje ullinj prone e disa banoreve tjere te zones.
Ndersa ne gjendje te lire jane proceduar disa persona te tjere, banore te fshatrave ne Vlore, Delvine, Durres e Gjirokaster. Keta persona nga pakujdesia, duke i vene zjarrin shkurreve e barishteve, kane demtuar peme frutore ne pronesi te te tjereve, apo edhe kane rrezikuar zonat e banuara. Policia ka shpallur ne kerkim nje 22-vjecar me inicialet M.K, nga fshati Rusan, Delvine i cili dyshohet se i ka vene zjarrin nje parcele me peme drufrutore, ku demi i shkaktuar eshte rreth 75 mije leke. Policia e Shtetit njofton se ne cdo rast te evidentimit te zjarreve, do te kryeje veprimet e saj me qellim identifikim e autoreve dhe venien e tyre para drejtesise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›