Plazhi i Porto-Palermos/ Guralecë të bardhë dhe ujë i kristaltë, atraksion për turistët

Plazhi i vogël i Porto-Palermos ndodhet pranë Himarës, në rrugën kryesore të rivierës shqiptare.
I shtrirë mes detit dhe legjendës mbetet padyshim një nga destinacionet më atraktive dhe të preferuara për turistët.
Plazhi ka një pamje spektakolare, me guralecë të bardhë, me ujëra të kristalta, dhe në krye një kala 200-vjeçare.
Ajo njihet me dy emra, kalaja e Porto-Palermos ose kalaja e Ali Pashë Tepelenës.
Në stinën e verës plazhi mbetet një destinacion mjaft tërheqës për të gjithë vizitorët që kërkojnë qetësinë, freskinë, historinë e bukurinë e pamasë që ky ai ofron.
Madje përgjatë brigjeve të tij zhvillohen dhe gara për sportet e ujit të cilat i preferojnë të huajt që pushojnë aty.
Plazhi i Porto Palermos është renditur nga “The Guardian” si një nga 40 plazhet më të bukura në Evropë.
Gazetare Megi Mëhilli
/ rtsh /