Gërryente me mjete të rënda shtratin e lumit Mat, arrestohet 67-vjeçari

Një 67-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë këtë të shtunë (26 gusht), i akuzuar për shfrytëzim të paligjshëm të inerteve të lumenjve.
Nëpërmjet një njoftimi, Policia bën me dije se 67-vjeçari me inicialet Gj. K. administrator i një subjekti, gërryente me mjete të rënda shtratin e lumit Mat. Në momentin e kontrolleve nga Policia, ai ka kundërshtuar efektivët, për të mos lejuar të kryenin detyrën e tyre.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 kamionë të mbushur me materiale inerte dhe 1 ekskavator.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/