E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksidenti te Liqeni Artificial, Gjykata lë në burg pronarin e makinës, Eldi Allushi

Gjykata ka lënë në masën e sigurisë “arrest në burg” Eldi Allushin, pronarin e automjetit që u përfshi në aksidentin në digën e Liqenit Artificial në Tiranë.

Ngjarja u regjistrua më 22 gusht, ku mjeti “BMW”, duke ardhur nga “Rruga e Kosovarëve”, kaloi me shpejtësi të madhe rrugën dhe u ngjit në skarpatin e digës së Liqenit Artificial e më pas përfundoi në pedonalen e tij.

Në Polici, Allushi ka dhënë dëshmi kontradiktore, ku fillimisht tha se kishte qenë ai në timon në momentin e aksidentit dhe se ngjarja kishte ndodhur për shkak se pedali i gazit kishte mbetur i shtypur. Por një ditë pas aksidentit, ai mohoi se automjeti drejtohej prej tij në momentin e aksidentit.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit, i cili u largua nga vendngjarja, nuk është kapur ende nga Policia.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›