Jahti “Katara” në Durrës, mjeti detar në pronësi të ish-emirit të Katarit qëndroi për disa orë në port

Porti i Durrësit është vizituar nga jahti në pronësi të ish emirit të Katarit, Hamad bin Khalifa al Thani.
Jahti superluksoz qëndroi ditën e djeshme disa orë në port për të kryer furnizime dhe qëllime turistike.
Jahti, është një ndër më të mëdhenjtë në botë. Me një gjatësi prej 124 metrash dhe peshë totale prej 7992 tonë, ndërsa ka një hapësirë prej 30 dhomash.
Në të punon një ekuipazh prej 60 personash. Ai është ndërtuar me porosi të familjes mbretërore në vitin 2010 dhe ka kushtuar 400 milion dollarë.
Gazetare: Heriselda Dyrmyshi
/rtsh/