Interpol Tirana ekstradon nga SHBA një të dënuar për vrasje

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë të ditur sot se Gentian Doda, i lindur në Burrel, ishte arrestuar pas shpalljes së tij në kërkim ndërkombëtar dhe u ekstradua nga Los Angeles, Kaliforni, drejt vendit tonë.
Më parë, i ekstraduari është shpallur fajtor nga gjykata e rrethit të Matit për vrasjen me armë zjarri më datë 27 tetor 1997 të shtetasve, Gazmir Dedja dhe Asllan Gjoka.
Që pas shpalljes së vendimit të Gjykatës së Matit, e cila dha dënimin me 20 vjet burg për veprat penale “vrasje e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje”, Gentian Doda është fshehur dhe më pas larguar nga Shqipëria në drejtim të Shteteve të Bashkuara./Start/
2012-07-16 12:01