Aksident ne Qafen e Koshovices
Një aksident rrugorë ka ndodhur në aksin Fier-Levan në afërsi të fshatit Zhupan, pikërisht në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës. Një automjet tip “Audi” me targa FR 55 73 D është përplasur me një kamion të ngarkuar me materiale ndërtimi dhe për pasojë dy persona kanë humbur jetën, kurse një i tretë është i plagosur. Viktimat janë Taulant Troka dhe një person ende i paidentifikuar, banorë të fshatit Kafaraj të cilët po udhëtonin drejt Fierit. Drejtuesi i mjetit B. Troka 28 vjeç ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në spitalin e Fierit në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas të dhënave të para të Policisë Rrugore aksidenti ka ndodhur pasi 28 vjeçari B. Troka ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me dy automjete që udhëtonin në krahun e kundërt të rrugës. Fillimisht “Audi” është përplasur me një veturë dhe me pas ka dalë në krahun tjetër duke u përplasur me kamionin në pjesën anësore të tij. Supozohet se shkak i humbjes së kontrollit të mjetit tip “Audi” ka qenë një krizë epilepsie e 28 vjeçarit që drejtonte automjetin. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.