E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga SHBA i shumekerkuari Gentian Doda

Ekstradohet nga Los Angelos i SHBA-së, Gentian Doda i dënuar me 20 vite burg për vrasje të dyfishtë. Doda akuzohet se në 27 tetor të vitit 1997 të ketë vrarë Gazmir Dedjan dhe Asllan Gjokën. 
Për vrasjen në prill të vitit 2000, Doda u dënua nga gjykata e Matit me 20 vite burg. 34-vjeçari ishte arrestuar në SHBA, i ardhur nga Britania me identitet të rremë me emrin Azem Shaqiri, si shtetas kosovar nga Mitrovica. 
Verifikimet provuan se ai ishte i kërkuari nga drejtësia shqiptare dhe vetëm muajt e fundit gjykata vendosi për ekstradimin e tij në Shqipëri. 
Ngjarja për të cilën është akuzuar dhe është dënuar Doda ka për motiv hakmarrjen, ndërsa policia dyshon se vrasjet e lidhura me të njëjtën ngjarje kanë vijuar deri në dhjetorin e vitit 2010, kur u vra oficeri i policisë Halit Dedja me emrin e ndryshuar në Donald. 
Dedja ishte vëllai i Gazmirit, i vrarë nga Doda 15 vite më parë. 
Hakmarrja nisi po atë vit, kur në rrugën Milot Burren, u vra Shpëtim Marqeshi, daja i Ermir dhe Gentian Dodës, Disa muaj më vonë u ekzekutua Feim Dedja, babai i Gazmirit dhe Halitit. 
Sipas policisë në zinxhirin e vrasjeve hakmarrëse për Dedjan, janë vrarë dy pjesëtarë të familjes Kola, babë e bir. Për të njëjtin motiv vjen vrasja e Gazmir Dedjas, për të cilën është dënuar Doda. 
Ndërsa në vitin 1999 plagoset Halit Dedja, i cili u ekzekutua në Tiranë pranë ish-uzinës Enver në vitin 2010, kur kishte ndryshuar edhe emrin në Donald. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›